MENU
klinika

Më i bukuri i këtij sezoni

Shqiptari shënon supergol në Conference League

25.11.2021 - 19:29

Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të ditës së sotme në Conference League, ku spikati përmbysja e Basel në Kazakistan ndaj skuadrës vendase Kairat Almaty me rezultatin final 2-3.

Vendasit shënuan të parët, por zviceranët barazuan në fundin e pjesës së parë. Është Kairat që realizon në minutën e 56-të, por Edon Zhegrova, mesfushori i ekipit përfaqësues të Kosovës shënon një supergol në 69’ dhe barazon shifrat.

Një gol shumë i bukur i futbollistit shqiptar, më i miri në këtë sezon të Conference League. Më pas ishte një tjetër shqiptar që solli përmbysjen në favor të Basel. Pajtim Kasami nuk e pati të vështirë të gjente golin e tretë. Në 88’, në fushë futet edhe Taulant Xhaka.

Basel merr kreun e grupit, në pritje të ndeshjes tjetër të rivalit për vendin e parë. Zviceranët shihen si pretendentë të këtij kompeticioni, së bashku me Tottenham dhe Roma. Në ndeshjen tjetër të orës 16:30, erdhi surpriza. Flora Tallin e Estonisë mundi 1-0 Partizanin e Beogradit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN