MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ndikon stresi i vazhdueshëm tek organizmi?

06.11.2021 - 14:50

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ndikon stresi i vazhdueshëm tek organizmi?

Mjeku: Kapërcimi i situatave stresuese është një hap i domosdoshëm për mirëqenien tuaj mendore dhe fizike. Na ndodh të gjithëve që pasi kemi kaluar një ditë stresuese në punë, kthehemi në shtëpi dhe në mbrëmje bëjmë monolog me veten. Në vetmi rikujtojmë emocionet, lëndimin dhe debatet e nxehta me të tjerët. Kjo është gjëja më e keqe që mund t’i bëjmë organizmit.

Një studim të cilit thotë se nëse njeriu vazhdon të ketë ndjenja negative edhe pas një situate të kaluar stresi gjatë ditës do të përballet me sëmundje kronike të paktën 10 vjet më vonë. Studimi në fjalë analizoi shëndetin e të paktën 1100 të rriturve që kishin kaluar situate stresuese në punë, shtëpi apo shkollë. 10 vjet më vonë, pjesëmarrësit në studim u pyetën për shëndetin. Shkencëtarët zbuluan se njerëzit që nuk hiqnin dorë nga situatat stresuese dhe pasojat e tyre ishin prekur më shumë nga sëmundje të ndryshme.

Këtu përfshihet: tumoret, sëmundjet e zemrës, ato autoimunitare, dhimbjet e kyçeve e të tjerë. Njerëzit që kishin qenë në gjendje të kapërcenin situatat stresuese gëzonin shëndet më të mirë. Gjetjet e studimit konfirmuan se nëse njeriu nuk arrin të shkëputet nga stresi do të vuajë vazhdimisht nga problemet shëndetësore.

Gjetja e mënyrave për t’u përballur me stresin dhe mbi të gjitha për të mbyllur situatat stresuese është thelbësore për një jetë të shëndetshme. Flisni me miqtë dhe dilni në ajër të pastër, pasi ju bën mirë. Lexoni këtu më shumë si ta mposhtni stresin.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim