MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si ta kuptoj që trupi ka grumbulluar shumë toksina?

18.11.2021 - 07:15

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si ta kuptoj që trupi ka grumbulluar shumë toksina?

Mjeku: Toksinat janë të pranishme gjithkund, në ajër,në ujë e në bukë. Toksinat që gjenden gjithandej, akumulohen në trup derisa arrihet një pikë ku trupi s’duron dhe sëmuret.

Për të kuptuar që keni nevojë për detoksifikim, trupi ia dërgon  disa sinjale e ato janë:

Vuani nga kapsllëku – kur ushqeheni ju konsumoni edhe një numër të madh të kimikateve. Në zorrë mblidhen këto toksina dhe kjo më pas manifestohet me kapsllëk. Në këtë rast ju nevojitet të hani ushqime organike, ta limitoni alkoolin dhe të pini shumë ujë.

Djersini shumë – ndonëse pastroheni dhe aplikoni deodorant kur trupi ka shumë toksina, fillon e djerësinë më shumë dhe ka erë të pakëndshme.

Dhimbjet e shpinës – janë tregues që trupi juaj ka toksina të tepërta dhe keni nevojë për detoksifikim.

Keni probleme me gjumë – toksinat ndonëse iu bëjnë të ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës, ju sërish s’mund të flini. Niveli i lartë i toksinave në trup shkakton që të keni probleme me gjumin.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim