MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Si të përballemi me simptomat e vështira të menopauzës?

07.11.2021 - 11:26

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Si të përballemi me simptomat e vështira të menopauzës?

Mjeku: Menopauza i ndodh çdo gruaje , por kjo nuk do të thotë që simptomat , ose trajtimi është i njëjtë për të gjithë, pavarësisht nëse keni të bëni me afshe të nxehta, ndryshime humori ose probleme me gjumin. Mënyra e përjetimit lidhet me faktorët gjenetikë, dietën, stilin e jetës etj. Disa nga trajtimet më të mira të menopauzës :

Jepini përparësi ushqimit të shëndetshëm dhe gjumit. Ushqime të caktuara mund t’i bëjnë simptomat e menopauzës edhe më keq. Një studim zbuloi se ngrënia e shumë karbohidrateve në të vërtetë mund të ndikojë në shfaqjen e depresionit tek gratë pas menopauzës. Për të kuptuar shkaktarët tuaj, Dr. Sholes-Douglas sugjeron të provoni një dietë ku hiqni grupe ushqimore si gluten, qumësht, sheqer, alkool dhe sojë dhe më pas ngadalë i shtoni përsëri për të parë se si secili ndikon në simptomat tuaja. Një tjetër ide e mirë: Përpiquni të flini në të njëjtën kohë çdo natë dhe mbajeni dhomën tuaj të gjumit të errët dhe të freskët.

Përdorimi i ilaceve. Kur bëhet fjalë për lehtësimin e simptomave të menopauzës si afsh i nxehtë, ankthi dhe nervozizmi, terapia e zëvendësimit të hormoneve është një zgjedhje kryesore për shumë gra. Këto ilaçe rrisin nivele të estrogjenit dhe progesteronit (të cilat bien ndjeshëm gjatë menopauzës), gjë që ndihmon në përmirësimin e simptomave.

Aktiviteti fizik. Jo vetëm që aktiviteti fizik mund t’ju ndihmojë të flini më mirë, por gjithashtu mund të përmirësojë afshet e nxehta. Në një studim, gratë që shkonin në palestër ulën episodet e afsheve pasi aktiviteti fizik ndihmon trupin të rregullojë temperaturën e tij.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.