MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Simptomat e kistit pankreatik?

12.11.2021 - 11:02

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Simptomat e kistit pankreatik?

Mjeku: Këto janë një problem shqetësues në komunitetin e pacientëve me kiste ne pankreas. Rreziku i konfuzionit dhe ndërhyrjeve të panevojshme nuk është i papërfillshëm.

Kistet janë rritje me përmbajtje të lëngshme dhe mund të shfaqen në çdo organ. Ato pankreatike janë pothuajse gjithmonë beninje dhe asimptomatike (nuk shkaktojnë shqetësime); ato mund të jenë të vetme ose të shumëfishta, prej disa mm ose shumë voluminoze.

Simptomat dhe shenjat e mundshme:
ndjenja e peshës në pjesën e sipërme të barkut, vetëm kur ato bëhen shumë të mëdha
pankreatiti akut (kolika abdominale akute shumë e fortë)
shfaqja e verdhëzës (ngjyra e verdhë e lëkurës); në këto raste ekziston rreziku i transformimit malinj.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.