MENU
klinika

Nga Mero Baze

Sinjalet që sjellin zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut, për rajonin dhe Europën

01.11.2021 - 21:00

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut kanë dërguar disa sinjale të trazuara për Bashkimin Europian dhe politikën e Perëndimit në tërësi në Ballkanin Perëndimor, ashtu siç kanë dhënë një leksion të qartë për liderët politik në Ballkan dhe nevojën për reforma të vazhdueshme.

Kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi dorëheqjen nga detyra e kryeministrit dhe e kryetarit të partisë së tij, pas një rezultati të dobët në zgjedhjet lokale, edhe pse për një kryeministër kjo nuk është një kusht për dorëheqje, pasi nuk ia prek shumicën parlamentare.

Paralajmërimi i tij, në të vërtetë është zemërimi i një politikani në Ballkanin Perëndimor, i cili ju bashkua frymës perëndimore për ndryshimin e një regjimi izolacionist në Maqedoni, bëri marrëveshjet më të guximshme, deri në dhimbje dhe poshtërim për vendin e vet, dhe në fund u la duarlidhur përballë retorikës nacionaliste dhe frymës së politikës së vjetër të Ballkanit.

Europa u soll me Zaev, si me një skllav të cilit i vunë në kurriz gjithë peshën e historisë së Ballkanit, duke e rrënuar, dhe në fund nuk i dhanë të pinte as ujë.

Pasi ndryshoi emrin e shtetit te vet, tekstet e historisë, emrat e rrugëve dhe veprave kryesore të vendit për të zbutur veton greke ndaj tij, një tjetër oreks i zgjuar nga Bullgaria fqinje, e la atë jashtë dyerve të Bashkimit Europian, edhe pse ai bindi qytetarët e vendit të vet, se duhet të sakrifikonin për Europën.

Sot në Maqedoni nuk ka humbur Zaevi, por ka dështuar Bashkimi Europian dhe politika pa gjak dhe shpirt për Ballkanin, e cila është kthyer në një axhendë burokratësh që paguhen për t’u quajtur zyrtarë të Europës.

Në këtë aspekt, paralajmërimi i dorëheqjes së tij është një turfullimë ndaj kësaj braktisje që Europa i bëri Maqedonisë së Veriut.

Ajo është po ashtu një shenjë e përgjegjshmërisë së tij politike, e cila në rastin konkret, është aq e lartë, sa duket më shumë papërgjegjshmëri, përballë një fronti opozitar që kërkon të rikthejë Maqedoninë anti-europiane e cila nuk mbijeton dot, nëse nuk është një shtet qytetarësh.

Nga ana tjetër, shembulli i VMRO dhe ringritja e saj pas humbjes së Gruevskit, është një shembull se si një parti mund të shpëtojë nga trashëgimia e një lideri autokrat të korruptuar dhe të rrezikshëm për fatet e vendit.

Pasi Gruevski u arratis pas hetimeve për korrupsion dhe disa ish- zyrtarë të tij përfunduan në burg, VMRO nuk vajtoi për ta. Natyrisht nuk bëri betejë kundër tyre, por nuk u bë mburojë e tyre. Gruevski nuk arriti të bëjë atë që bëri Sali Berisha, duke e kthyer PD në mburojë politike për hallet e veta.

Duke u shkëputur nga Gruevski dhe duke parë punën e tyre, ata arritën të rifitojnë besimin tek elektorati i vet, duke e rikthyer atë. Nëse PD do të kishte bërë këtë gjë me Berishën qysh më 2013, ndoshta tani mund të ishte në pushtet dhe jo në këtë gjendje tragjikomike, në të cilën gjendet falq Sali Berishës.

Së fundmi, duket se ka një trazim dhe në spektrin politik shqiptar me fitoren e opozitës shqiptare në Tetovë, qyteti më i rëndësishëm i shqiptarqve, Gostivar dhe dy komuna të tjera.

Kjo do të thotë se BDI si parti kryesore, edhe pse vazhdon të jetë më e madhja, nuk është më e vetmja dhe se polarizimi i faktorit politik shqiptar mund ta bëjq më të lehtë lojën e forcave nacionaliste në Maqedoni, për të marrë pushtetin, çka në aspektin afatgjatë do të ishte një vetëvrasja për shqiptarët.

E reja që solli Zaevi në Maqedoni ishte bashkëpunimi real me faktorin shqiptar, jo vetëm si partnerë, por dhe si pjesë të partisë së tij, duke krijuar fytyrën e një shteti qytetar në Maqedoni.

Humbja e kësaj risie, do të jetë një kthim mbrapa, e cila do të dëmtojq dhe modelin politik, por mbi të gjitha dhe të drejtat e shqiptarëve. Edhe pse varrmihësi i këtij modeli, mund të jetë përçarja e faktorit shqiptar.

Shoku i tij Martini u vra, ndërsa vetë mori 5 plagë me thikë

Zbardhet dëshmia e 14-vjeçarit tek Trauma!

“Takim kuqezi me shqiptarët e Britanisë“

Kryeministri Rama mesazh para turit me emigrantët në Londër

Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin