MENU
klinika

Kanë ngjashmëri të frikshme!

Sozia e Scarlett Johansson: Dua të jetoj jetën time

25.11.2021 - 13:31

Një TikToker ruse, e cila duket në mënyrë të frikshme si aktorja e Marvel, Scarlett Johansson, tha se ajo “do jetën e saj” pasi ngatërrohet vazhdimisht me aktoren.

“Ka njerëz në internet që më ngatërrojnë me Scarlett-in, por unë nuk po pretendoj të jem ajo”, tha për Caters News 24-vjeçarja Ekaterina Shumskaya, e cila i referohet Kate.
“Ne thjesht dukemi njësoj.”

Megjithatë, ajo ka 10.2 milionë ndjekës të TikTok dhe herë pas here disa prej tyre mashtrohen duke menduar se ajo është në të vërtetë aktorja e mirënjohur.

“Në rrjetet sociale, shpesh më falënderojnë për interpretimin e shkëlqyer në filmin ‘Black Widow’”, tha ajo për Caters.

“Ndjekësit e mi gjithmonë pyesin nëse kam folur ndonjëherë me të apo nëse Scarlett e di nëse ekzistoj unë”, tha ajo, sipas Mirror.

@dubkovapoКто круче станцевал?😂

♬ Why did this sound blow up – .

Tani, për shkak të pamjes së saj e, ajo ka qenë në gjendje të bëjë një bujë si modele dhe u zhvendos nga vendlindja e saj Maykop në Moskë në fillim të këtij viti.

Ajo së pari mësoi se ndante tipare të ngjashme me aktoren kur ishte në shkollë në moshën rreth 12 vjeç, kur disa shokë të klasës bënë komente për ngjashmërinë e saj të çuditshme.

“Unë u befasova vërtet,” tha ajo. “Unë e di që i ngjaj asaj , por nuk mendoja se do më ndodhte kjo.”