MENU
klinika

"Propozimi i PD krijon problem njëanshmëri"

SPAK: Mos na përfshini në vettingun në politikë!

24.11.2021 - 17:11

Për Avokaten e Popullit, Erida Ballanca, propozimet për ndryshime kushtetuese të Partisë Demokratike janë të vlefshme. Këtë e argumentoi duke vënë theksin të problematikat. Në një seancë dëgjimore në mbledhjen e përbashkët të Këshilli për Legjislacionin dhe Komisionit për Çështjet Ligjore në Kuvend, Ballanca tha se shërbimet janë përkeqësuar pas reformës së fundit territoriale.

“Fakti është se niveli dhe shërbimi për qytetarët ka pasur përkeqësim, këtë e ndjejmë nga raportet e monitorimit. Nga kjo qasje mendojmë se duhet një reformë e re territoriale për të adresuar nevojat e qytetarëve veçanërisht në qytetet e vogla dhe zonat rurale. Me këtë ndarje, disa komunitete minoritare janë ndarë,  një ndarje e re territoriale duhet të adresojë dhe këtë çështje”, tha jo.

Sa i përketropozimet për ndryshime në Kodin Zgjedhor, Ballanca tha se raportet e OSBE në dy vitet e fundit kanë vënë theksin te kthimi i besimit të zgjedhësve te zgjedhjet, secila palë duhet të kthehet në  një proces të ndershëm.

Për vettingun në politikë, Avokatja e Popullit nuk preferoi të komentojë pasi sipas saj është në konflikt interesi pasi pozicioni  i saj parashikohet si objekt i vettingut në politikë, i propozuar nga Partia Demokratike. Ajo tha se sipas saj populli shikon shpëtim vetëm nga vettingu.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Legjislacionit po zhvillohet seancë dëgjimore me disa institucione, si Avokati i Popullit; Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi; ILDKPKI; SPAK; Prokuroria e Përgjithshme; Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve dhe Shoqata e Bashkive.