MENU
klinika

NBA

Suns marrin fitoren e 16-të radhazi, Heat mposhtin Bulls

28.11.2021 - 14:22

Phoenix Suns fitoi sot 113-107 në fushën e Brooklyn Nets, duke korrur suksesin e 16-të radhazi këtë sezon në NBA (ka edhe 3 humbje) duke dalë nga kriza e fillimsezonit. Një ndeshje e dominuar nga miqtë ku u dallua Booker me 30 pikë Skuadra e Suns ndodhet në vendin e dytë në Perëndim, pas Golden State.

Nuk zhgënjen skuadra e Utah Jazz, e cila mundi 127-105 New Orleans, sfidë ku 7 lojtarë të Jazz realizuan mbi 10 pikë. Pas kohës shtesë fiton Houston, që mundi 146-143 Charlotte (Woods 33 pikë e 16 rebound).

Në Lindje, Miami Heat fitoi 107-104 ndaj Chicago Bulls, në përballjen mes dy ekipeve pretendente për titull. Ndeshje me rivalitet, ku diferencën e bëri stoli i Miami, nga ku erdhën 47 pikë.

Pas dy kohëve shtesë fiton edhe Minnesota, që mposhti 121-120 Philadelphia (Russell 35 pikë), ndërsa Washington trumfoi 120-114 ndaj Dallas, me Beal që realizoi 26 pikë, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Doncic.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN