MENU
klinika

Xavi i "hap derën"

Synimi është Botërori i katërt, Dani Alves te Barça

12.11.2021 - 16:28

Dani Alves do të rikthehet te Barcelona. Klubi katalanas është duke finalizuar detajet e rekrutimit të mbrojtësit brazilian. Sipas “Sport”, njoftimi i nënshkrimit është vetëm në pritje të një takimi të fundit me Alves, teksa të dyja palët tashmë e dinë se nuk do të ketë asnjë problem që ai të veshë sërish fanellën Blaugrana.

Dani Alves do të shkojë si lojtar i lirë te Barça, pas largimit nga Sao Paulo, klubi i fundit ku kishte luajtur. Pas këtij vendimi, mbrojtësi brazilian iu ofrua disa herë skuadrës katalanase, u pa me Joan Laporta në kuadratin e “Camp Nou” në ndeshjen kundër Dynamo Kievit.

Braziliani tha për “Sport”: “Unë thashë që, nëse Barça do të kishte nevojë për mua, do të vihesha në dispozicionin e saj, pavarësisht se ku isha. Afeksioni, dashuria dhe respekti që kam për këtë shtëpi është e pamasë”.

Në departamentin e sportit të Barcelonës kishin dyshime për inkorporimin e lojtarit për shkak të moshës së tij, por më në fund është marrë vendimi që t’i bashkohet ekipit të parë. Miratimi i fundit erdhi nga trajneri Xavi Hernandez.

38-vjeçari synon të luajë në Botërorin e Katarit, ndaj ka tërë angazhimin për të shkëlqyer sërish te Blaugrana-t, për të vendosur një rekord tjetër personal, veç titujve më të shumtë të fituar në historinë e futbollit; të marrë pjesë në të katërtën Kupë Bote.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN