MENU
klinika

''Një Mona Lizë në rrugë''

Dy sy ende pyesin botën…

28.11.2021 - 12:01

         “Vajza afgane”, imazhi i famshëm i kopertinës për prestigjiozen ”National Geographic” e vitit 1985, fitoi statusin e refugjatit nga kryeministri italian Mario Draghi, gjë që riktheu në qendër të vëmendjes historinë e atij portreti drithërues.

Fotografi e shkrepur në vitin 1884, e fotoreporterit Steve McCurry, paraqet një vajzë adoleshente me sy të gjelbër dhe shami, që shikon kamerën. Identiteti i subjektit të fotografisë nuk dihej fillimisht, por në fillim të vitit 2002, ajo u identifikua si Sharbat Gula.

Gula u gjet asokohe në moshën 30-vjeçare, në një rajon të largët të Afganistanit. Identiteti i saj u identifikua në vitin 2002, përmes analizës së irisit të syrit. Sharbat kujtoi gjithashtu, se e kishin fotografuar, por nuk e kishte parë kurrë fotografinë e saj, deri në vitin 2002.

Ajo ishte fëmijë në kampin e refugjatëve ”Nasir Bagh” në Pakistan, gjatë pushtimit sovjetik të Afganistanit, kohës kur u realizua fotografia.

“Në vitin 1985, falë shkrepjes nga Steve McCurry, i cili, një vit më parë e kishte portretizuar atë në një kamp refugjatësh në Peshawar, për kopertinën e revistës ”National Geographic”, Sharbat Gula u bë e njohur në të gjithë botën – madje, simboli i peripecive dhe konflikteve nëpër të cilat po kalonte Afganistani dhe populli,” – thuhet në deklaratën nga zyra e Kryeministrit italian.

Në vitin 2016, McCurry tregoi historinë e atij imazhi, për CNN.

“E dija, se ajo kishte një vështrim të jashtëzakonshëm, një vështrim depërtues. Por, na rrethonte një turmë njerëzish dhe pluhur… Bëhet fjalë, për kohën përpara kamerave digjitale dhe asnjëherë nuk e dije, se çfarë do të ndodhte me filmin.”

Fotoreporteri tregoi se e dinte që fotografia ishte e veçantë, prej momentit kur e shkrepi. “Ia tregova redaktorit të revistës. Ai u grit në këmbë dhe bërtiti: Kjo është kopertina e radhës!

Fotografia e Sharbatit u konsiderua si imazhi i gruas refugjate të vendosur në një kamp të largët, në kërkim të mbrojtjes së perëndimit. Ajo u bë simbol i Afganistanit dhe u konsiderua si ”Mona Liza e botës së tretë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Kadareja hyn në ‘El Ateneo”

Libraria madhështore letërsi shqipe

''The Albanian Virgin''

Filmi shqiptar premierë botërore