MENU
klinika

Risia

TikTok tani është i disponueshëm dhe në televizorë

27.11.2021 - 11:30

TikTok po zgjeron praninë e tij në ekranet televizive në mënyrë të konsiderueshme. Fillimisht i lëshuar në Amerikë në platformën Fire Tv të Amazon, aplikacioni TikTok TV tani është i disnponueshëm në televizorët inteligjentë Samsung dhe LG si dhe në televizorët Android, duke përfshirë Chromecast me Google TV.

Ndërsa aplikacioni shumë i populluar është krijuar për video të shkurtra, TikTok thotë se softueri i tij me ekran të gjerë është i optimizuar për një “përvojë të shikimit të televizorit në shtëpi, duke e bërë të lehtë shikimin e përmbajtjes nga For You dhe Following Feeds”.

Kjo përfshin videot me më shumë pëlqime dhe në një gamë të madhe kategorish, nga lojërat dhe komeditë te ushqimi dhe kafshët. Ekziston gjithashtu një seksion ” Zbulo” në aplikacionin e TV. Videot mund të zgjasin deri në tre minuta. Përtej Amerikës, TikTok është i disponueshëm në televizorët Samsung dhe Fire në Mbretërinë e Bashkuar që nga viti 2020.