MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 10

Tirana ndalet në Korçë, humbet shkëlqimin e fazës së parë

27.11.2021 - 19:49

Pas humbjes me Kukësin, Tirana nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola me Skënderbeun në Korçë, duke vënë në dyshim kreun, pasi rivalët mund të përfitojnë, sidomos Kukësi.

Ishte një ndeshje e luftuar në mesfushë, ku Skënderbeu ishte më konkret duke humbur disa raste të pastra me Dumfur e Mensah, por skuadra e Memellit nuk arrin të dalë pa pikë nga kjo sfidë duke ndaluar kryesuesit.

Ndërsa Tirana ndërmerr një tjetër hap fals pas asaj humbje me Kukësin që ka prishur disi ekuilibrat në kampin bardheblu. Nuk munguan as kontestimet për penallti, ku në fillim ishin korçarët që pretenduan për një prekje me dorë të Tolit.

Ndërsa më pas, Tirana pretendoi për penallti pas një dyshimi për prekje të topit me dorë nga kapiteni Vangjel Zguro. Por ndeshja nuk u ndikua nga episodet, me skuadra që ndajnë pikët në një sfidë mjaft delikate.