MENU
klinika

Rama nxjerr pamjet nga kantieri në Fier

“Transformimi epokal për shërbimet e transportit shqiptar”

12.11.2021 - 14:20

Kryeministri Edi Rama ka nxjerrë pamjet nga kantieri më i tij i DPSHTRR të nisur në Fier që pritet të jetë gati në muajin nëntor.

Rama shprehet se kjo godinë do të shërbejë si kompleksi i Kontrollit Teknik dhe Fizik dhe do të ofrojë shërbim për 67,000 drejtues automjetesh.

“Në rrugën e transformimit epokal të sistemit fizik e digjital të Shërbimeve të Transportit Shqiptar, kantieri më i ri i DPSHTRR do të jetë këtë nëntor Kompleksi i Kontrollit Teknik e Fizik në Fier, i cili do të ofrojë shërbim për 67,000 drejtues automjetesh”, shkruan Rama.