MENU
klinika

Portieri shqiptar Elhan Kastrati

“U emocionova kur takova dhe fola me Buffon”

05.11.2021 - 23:08

Elhan Kastrati është një prej futbollistëve shqiptarë që po spikat në Serinë B në këtë edicion. Portieri i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e kampionatit shqiptar me Teutën dhe ka veshur fanellën e përfaqësueses Shpresa, tashmë po bën mjaft mirë me Cittadella-n, ku është titullar i padiskutueshëm.

Një eksperiencë që e ka kthyer në një emër të njohur përtej Adriatikut, por edhe i ka dhënë mundësinë që të takojë një nga idhujt e tij të fëmijërisë, portierin italian Gianluigi Bubfon.

Javën e kaluar Cittadella u mposht nga Parma në kampionat, por Kastrati ka pranuar se për të do të mbetet një kujtim i bukur, pasi arriti të takohej me gardianin legjendar italian i cili luan me emilianët.

“Isha pranë gjyqtarëve për zgjedhjen e fushës dhe erdhi ai të më takonte i pari. Më emocionoi fakti që luajta kundër atij që e është një mit, e shihja gjithmonë në TV, imagjinojeni se çfarë kam ndjerë kur isha në të njëjtën fushë me të.

Mendojeni pak që në fund të ndeshjes, po tundohesha nga ideja për t’i kërkuar fanellën, por pastaj ne ishim mundur dhe ai kishte hyrë në dhomat e zhveshjeve, ndaj nuk e bëra një gjë të tillë.

Por në një moment, erdhi magazinieri i Parmës në dhomat tona të zhveshjes dhe më pyeti nëse dëshiroja të shkëmbeja fanellën me atë të Gigit. Kështu shkova t’ia jepja vetë dhe biseduam pak. Ishte diçka e bukur, një nga ato momente të cilat do t’i kujtoj gjithmonë”, – tregoi Kastrati.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN