MENU
klinika

Shkrimi për 20-vjeçarin

U rrit në Angli, mediat britanike “zbërthejnë” Brojën

12.11.2021 - 18:13

Gjithë sytë e tifozëve shqiptarë sot janë te ndeshja Angli-Shqipëri, që do të luhet në orën 20:45 në Wembley. Kuqezinjtë e trajnerit Edy Reja kërkojnë maksimumin në një sfidë prestigji, teksa shpresojnë të mbeten në garë për një vend në play-off edhe pse shanset janë minimale.

Për këtë ndeshje, kombëtarja nuk do të ketë në më të mirën e tij Armando Brojën. Sulmuesi që është në pronësi të Chelsea dhe aktivizohet me Southhampton në Premier League, ka pësuar një goditje në kavilje dhe pritet që ndaj “3 Luanëve” ta nisë sfidën nga stoli.

Në fakt, për Brojën është një sfidë e veçantë ndaj Anglisë duke qenë se 20-vjeçari është lindur dhe rritur në Britaninë e Madhe. Ndaj, Daily Mail i ka kushtuar edhe një artikull shqiptarit teksa ka “zbërthyer” edhe disa nga karakteristikat e tij kryesore…

“Broja mbushi 20-vjeç në shtator dhe ka lindur në Berkshire nga prindër shqiptarë vetëm pesë ditë pasi Anglia e drejtuar nga Sven Goran Eriksen mundi Shqipërinë me rezultatin 2-0 në Newcastle me gola të Robbie Fowler dhe Michael Owen, në një ndeshje që vlente për kualifikueset e Botërorit.

Broja është një lojtar i gjatë, atletik dhe me një ndryshim të shpejtë të ritmit atij i pëlqen të vrapojë pas mbrojtësave. Ai ka një nuhatje për golin dhe ka aftësinë për të finalizuar aksionin me të dyja këmbët. Ronaldo braziliani është idhulli i tij.

Sapo babai i tij i tregoi videot e brazilianit, ai filloi të imitonte lëvizjet e tij. Ndërkohë, në këtë sezon, Broja ka shënuar shtatë gola në 13 paraqitje për klubin dhe përfaqësuesen.

Sakaq, Broja fillimisht ka nisur të luajë për Burnham Junior në Berkshire, ka pasur interesant nga Reading dhe Fulham, por lojtari luan dy sezone për Tottenham para se të impresiononte për moshën U-9 ndaj Chelsea. Si një mbështetës i Chelsea ai pranoi të kalonte te blutë derisa Lampard i dhuroi debutimin në një ndeshje ndaj Evertonit në mars të vitit 2020”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Futbollistët i dhurojnë një bluzë

Kombëtarja surprizohet nga tifozi special i kuqezinjve