MENU
klinika

Gjeneral* Piro Ahmetaj

Urime Përparim Rama: “Fitove Prishtinën, zgjove shpresën për Kosovën dhe Shqipërinë demokratike”!

16.11.2021 - 11:43

Së pari, rikthimi i frymës së shenjtë të Rugovës me fitoren e Prishtinës nga arkitekti talentuar Përparim Rama do të skalitet në memorjen e përpjekjeve të sukseshme për të rikthyer besimin te demokracia funksionale në Kosovë.

Urime vllazërore Përparim Rama, na bëre të gjithëve krenar me fushatën model, me fitoren e merituar, me vizionin dhe programin perëndimor: “për ta nxjerrë Prishtinën nga kaosi urbanistik dhe jo vetëm” !

Familja, shkollimi dhe integriteti Juaj  sigurisht i bën nder Prishtinës por i jep shpresë edhe Kosovës, pasi me standartet e fushatës, rezultatet në kohë reale  si dhe urimin fisnik nga kundërshtari ja dolët të zhvilloni zgjedhje dinjotoze si në të gjitha vendet demokratike!

Megjithëse zgjedhje lokale, jam i sigurt se kjo fitore, duhet dhe do të shërbejnë edhe si një mesazh i fortë përkundër qasjeve populiste, patriotizmit folklorik, frumës antiamerikane si dhe zhgënjimit të Kosovarëve për kapjen e shtetit nga korrupsioni, krimi organizuar, shpërdorimi i pushtetit për interesat, axhendën dhe inatet primitivo – ballkanike.

Së dyti, me këtë rast e përsëris se Shqipëria ka 30 vjet që sipas raporteve të OSBE/ODIHR, etj: “bën një hap para por dy mbrapa” duke mbetur kështu i vetmi vend edhe në rajon që ka “dështuar me sukses” për të realizuar zgjedhje me standarte demokratike dhe të gjithëpranuara !

Për me keq akoma, besimi i qytetarëve te vota e lirë brenda edhe partive Politike, shpresat te demokracia funksionale dhe harmonia e pushteteve janë të nëpërkëmbura!

Gjithësesi, shpresoj që zgjedhjet në Kosovë dhe fitorja e merituar e arkitektit të Prishtinës, do të shërbejnë si model edhe për Ne/Shqiptarët e gjysmës së përkëtej kufirit, se: “vetëm me fuqinë e votës se lirë dhe njerzit mëndjehapur, do të mundemi të rikthejmë vendin në shinat e demokracisë funksionale si USA dhe e gjithë Europa”!

Nuk do shpikim rrotën, s’ka nevoj fare as për udhëheqës të pazëvendësueshëm, as për dëshmorë, as për Komisione teatrale pas humbjes turpëruese të radhës, as për vulëhumbur dhe as për kamikazë të vulës, as për ofiqare të emëruar dhe as për matrapazë të pushteteve.

Eshtë fare e thjeshtë, do duhet vetëm që me fuqinë e votës së lirë të realizojmë zgjedhje të lira dhe demokratike brenda Partive politike, në zgjedhjet lokale dhe ato kombëtare, ashtu si në Kosovë, MV, Mal i Zi, Bosnjë, Serbi dhe mbarë Europën.

Thënë sa më sipër, mbetem shpresëplotë se kombi ynë do të përparojë dhe të dy shtetet (Shqipëria & Kosova)  do të bëhen demokratike si USA dhe gjithë Europa edhe për inat të këtij sekti politikanësh zullumqasë që për 30 vjet pasi kanë deformuar votën e lirë, kanë pushtuar Partitë politike dhe Institucionet shtetërore, u kanë grabitur si kusarë pronat dhe u kanë vrarë shpresat e mbarëShqiptarëve!

Shënim: Marrë nga faqja facebook-ut:

Gjeneral * Piro AHMETAJ, ish-Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD, Përfaqësues Kombëtar i RSh në NATO!