MENU
klinika

Elbasan/ Kush e zëvendëson

Shkarkohet nga detyra drejtoresha e ZVAP

10.11.2021 - 12:16

Drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Publik në Elbasan, Anila Çota është shkarkuar nga detyra me vendim të ministrisë së Arsimit.

Në vend të saj në këtë post është emëruar Ermir Çela, pedagog i jashtëm pranë departamentit të Matematikës në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan.

Çela mësohet se mbante detyrën e Drejtorit në Gjimnazin “Konstandin Kristoforidhi”. Shkarkimi i Anila Çota vjen pak ditë pasi ministrja shkarkoi nga detyra edhe drejtoreshën e Qendrës së Shërbimeve Arsimore, Rezana Vrapi në Tiranë.

Mësohet se pritet të ketë një valë shkarkimesh të drejtorëve të institucioneve arsimore me qëllim përmirësimin e performancës së punës.