MENU
klinika

Detaje të reja mbi ngjarjen tragjike

Vdekja e 12-vjeçares/ U fut në tualet për t’i shpëtuar flakëve

29.11.2021 - 09:24

Të tjera detaje janë bërë të ditura në lidhje me vdekjen e 12-vjeçares në Derviçan të Gjirokastrës, banesa e të cilës u përfshi nga flakët.

Sipas News24, shkak i zjarri në banesë është bërë një qiri, i cili përdorej për ndriçim, pasi mbrëmjen e djeshme zona e Dropullit prej orës 17:00 ishte pa energji elektrike.

Pasi flakët u shpërndanë në banesë, 12-vjeçarja Krisanthi Ndrico u fut në tualetin e shtëpisë, për ti shpëtuar zjarrit, por nuk ka mundur dot.

Së bashku me vajzën në banesë ishte edhe babai i saj, Irakli Ndrico, i cili ndodhet në spital.

Rasti u denoncua edhe nga deputeti i PD, Tritan Shehu, i cili tha se kjo është një ngjarje e paralajmëruar, pasi prej kohësh në këto zona sa herë bie shi, ka edhe mungesë të energjisë.

Shehu shkruan në një postim në Facebook, se përdorimi i mjeteve primitive të ngrohjes ka bërë që të bjerë zjarri në banesë.
Ai thotë se për të përmirësuar situatën e energjisë elektrike nuk ka asnjë projekt, ndërsa institucionet heshtin dhe nuk kanë asnjë reagim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN