MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Vitamina E me tepricë/ Çfarë duhet të di?

14.11.2021 - 11:29

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Vitamina E me tepricë/ Çfarë duhet të di?

Mjeku: Vitamina E dhe beta-karoteni marrë nga ushqimet si frutat, perimet, vajrat me origjinë bimore, arrorët e farat, ofron sasinë e përshtatshme të këtyre lëndëve ushqyese për të mbështetur shëndetin.

Por marrja e tyre nga suplementët mund të rrisë rrezikun ndaj sëmundjeve kardiovaskulare dhe kancerit, sipas një studimi të kohëve të fundit.

Nëpërmjet një diete të balancuar e të shëndetshme arrini të merrni gati të gjitha lëndët e nevojshme ushqyese për të cilat trupi ka nevojë.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.