MENU
klinika

I treti pas 10 javësh

Vjen largimi i radhës nga trajnerët në Superligë

29.11.2021 - 16:12

Pas javës së dhjetë në Superiore, vjen edhe largimi i tretë në pankinat e skuadrave shqiptare. Rrufe në qiell të hapur tek Egnatia, Gugash Magani largohet nga skuadra rrogozhinase.

Këtë lajm e ka bërë publike klubi i Egnatias në profilin e saj në rrjetin social në “Facebook” teksa kanë deklaruar se ky largim vjen me konsensus dhe duke i uruar suksese në vijim trajnerit Magani.

Rrogozhinasit e nisën mjaft mirë këtë sezon duke marrë dhe statusin e “surprizës” në Kategorinë Superiore, por disa rezultate të njëpasnjëshme negative e penalizuan skuadrën dhe me shumë mundësi kjo mund të jetë dhe arsyeja e këtij “divorci”.

Magani e ngjiti Egnatian nga Kategoria e Parë pas 17 vitesh, por nuk ishte e thënë të vazhdonte më shumë se 10 javë, edhe pse për hir të vërtetës, ekipi ndodhet në vendin e tetë, por vetëm 2 pikë larg vendit të katërt.

NJOFTIMI I KLUBIT TË EGNATIAS

“KF Egnatia falenderon trajnerin Gugash MAGANI për bashkëpunimin. Klubi dhe trajneri vendosin të ndërpresin bashkëpunimin me konsesus. I urojmë suksese në vijim trajnerit MAGANI.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN