MENU
klinika

Serie A, Java 15

Vlahovic si Ronaldo, “poker” i Atalantës

30.11.2021 - 21:37

Fiorentina ka mundur 3-1 me përmbysje Sampdoria-n. Përsëri protagonist Vlahovic, autor i golit të dytë, që tani kryeson renditjen e golashënuesve të Serisë A me 12 realizime.

Sulmuesi vjollcë është vetëm një nga 4 lojtarët jo italianë që kanë shënuar të paktën 29 gola në një vit kalendarik të Serisë A në 69 vitet e fundit, bashkë me C. Ronaldo (33 në 2020), Higuain (30 në 2016) dhe Crespo (30 në 2001).

Ndërsa Atalanta ka mundur 4-0 Venezi-an në javën e 15-të të Serisë A dhe ka kapur përkohësisht Inter-in në vendin e tretë të renditjes. Protagonisti i ndeshjes së luajtur në Bergamo ka qenë kroati Pasalic, autor i tre golave.

Koopmeiners ka shënuar golin tjetër të zikaltërve. Ecuri fantastike për Gjimshitin me shokë që kanë marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat dhe kanë shkuar vetëm katër pikë larg kreut.