MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 10

Vllaznia bën “zap” Laçin me një gol, shkodranët ëndërrojnë

27.11.2021 - 22:45

Nganjëherë mjafton vetëm një gol për të marrë tri pikë me shumë vlerë. Vllaznia ka marrë një fitore të rëndësishme 1-0 kundër Laçit në javën e 10-të të Kategorisë Superiore.

Shkodranët kanë përforcuar vendin e tretë në renditje dhe tani kanë shkuar vetëm pesë pikë larg kreut të klasifikimit që mbahet nga Tirana. Sfida e luajtur në Loro Borici është vendosur në fillimin e pjesës së dytë nga një gol i Da Silva-s.

Braziliani është aktivizuar në minutën e 48-të dhe në të 49-ën ka gjetur golin që ka vendosur takimin. Një sukses që vlen shumë për shkodranët, ndërsa në krahun tjetër kurbinasit mposhten pas 3 fitoreve dhe një barazimi radhazi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN