MENU
klinika

Takimi i qeverive Shqipëri-Kosovë

Vuçiç i kthehet Ramës: Po kërcënon sigurinë në rajon

28.11.2021 - 19:54

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u takua sot në Beograd me presidentin slloven Borut Pahor. Pas takimit, të dy dolën në një konferencë për mediat, ku Vuçiç ishte në qendër të vëmendjes nga gazetarët.

I pyetur për deklaratën e kryeministrit Edi Rama gjatë mbledhjes së qeverive Shqipëri-Kosovë për një bashkim të dy vendeve në të ardhmen, Vuçiç u përgjigj se zgjidhja ishte vetëm Bashkimi Europian. Sipas tij, integrimi sa më i shpejtë në BE, do të shpëtonte rajonin nga nacionaklistët.

“Deklaratat për ndryshimin e kufijve rrezikojnë paqen dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor. E kam thënë shumë herë se kjo e thellon shqetësimin tim. Gjithçka që kemi parë vitet e fundit duhet të shqetësojë të gjithë ata që janë të interesuar për paqen. Përgjigja e vetme për rritjen e nacionalizmit është zgjerimi i BE-së. Edhe Bashkimi Evropian ka përgjegjësi t’i kushtojë shumë më tepër kohë sesa po bën,”-tha presidenti serb.

Dy ditë më parë në Elbasan, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama tha se bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës do të ndodhte, por u shpreh se nuk e dinte se kur do të ndodhte një gjë e tillë. Ndërkohë që shtoi se nëse një ditë do të votohej, ai do të ishte pro.