MENU
klinika

NBA

Warriors dhe Clippers mposhten pas 7 fitoreve radhazi

15.11.2021 - 12:13

Më në fund, pas 7 fitoreve radhazi në Konferencën e Perëndimit në NBA, mposhtet Golden State. Është humbja e dytë sezonale, por që ende mbetet ekipi më i mirë. Warriors u mundën 106-102 në fushën e Charlotte Hornets.

Kolektiviteti i ekipit vendës bëri diferencën në parket, ku 6 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Më i miri në parket ishte Wiggins me 28 pikë për Golden State, por që nuk mjaftuan për ta çuar të paktën ndeshjen në shtesë.

Pas shtatë fitoreve radhazi humb edhe Los Angeles Clippers. Kalifornianët u mposhtën në shtëpi 90-100 nga Chicago Bulls. Shkëlqeu dyshja DeRozan-Lavine, përkatësisht me 35 dhe 29 pikë, duke bërë të pavlefshme 27 pikët e 11 rebound të George.

Rikthehet te fitorja ekipi tjetër kalifornian, ai i Los Angeles Lakers, që mundi 114-106 San Antonio Spurs. Anthony Davis me 34 pikë e 15 rebound ishte lider për Lakers në këtë sfidë. Clippers dhe Lakers renditen në vendin e gjashtë dhe të shtatë, me synimin për t’u ngjitur në vendet e para.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN