MENU
klinika

NBA

Warriors “leksion” edhe Clippers, rikthehen Lakers

29.11.2021 - 16:18

Ekipi i Golden State nuk njeh pengesa këtë sezon në NBA, duke mposhtur 105-90 edhe Los Angeles Clippers, sukses që mban Warriors në krye të renditjes në Konferencën e Perëndimit. Sërish Stephen Curry bën diferencën në parket duke realizuar 33 pikë, ndërsa 30 pikët e George për vendasit mbetën për statistikë.

Rikthehet te fitorja skuadra e Los Angeles Lakers, që mposhti 110-106 Detroit Pistons, në një sfidë të ekuilibruar. Grant realizoi 32 pikë për miqtë, por që nuk mjaftuan. LeBron James bëri një tjetër ndeshje të mirë, duke realizuar 33 pikë, mbështetur nga Davis me 24 pikë e 10 rebound, si dhe Westbrook me 25 pikë.

Fitojnë edhe kampionët e Milwaukee Bucks, që triumfuan pa probleme 118-100 ndaj Indiana Pacers. Antetokounmpo realizoi 26 pikë për Bucks. Nuk zhgënjen as skuadra e Boston Celtics, që falë 21 pikëve të Smart, mposhti 109-97 Toronto Raptors.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN