MENU
klinika

Si t’i kombinoni

Xhinset e gjera “pushtojnë” sërish stilin e rrugës

26.11.2021 - 12:05

Dimrin e kaluar, xhinset e gjera fituan epërsinë ndaj modeleve të ngushta, duke filluar nga pasarelat dhe deri në rrugë. Kështu, versioni më komod i xhinseve të preferuara u bë trendi kryesor i ditëve normale, duke dhënë mundësinë për t’ju ndjerë komod dhe me stil në të njëjtën kohë.






E njëjta tendencë vijon edhe këtë sezon me xhinset e gjera dhe rrugët e Milanos dhe Parisit ofrojnë kombinime të përjetshme. Nëse nuk dini si të vishni xhinset tuaja të gjera për t’u dukur gjithmonë elegant, Vogue ofron disa sugjerime.