Buzët, sidomos tani në dimër për shkak të temperaturave të ulëta, hasin probleme të shumta. Një krem hidratues i buzëve në mëngjes dhe në mbrëmje mund t’i mbrojë ato, duke i mbajtur të buta, por nuk është e vetmja mënyrë për t’i “mbrojtur” ato.
Nga eksfolimi, tek kujdesi i tyre gjatë natës, më poshtë kemi mbledhur 3 këshilla të vlefshme për të mbajtur buzët tuaja të hidratuara gjatë gjithë dimrit.
– Pini ujë
Është ndoshta hapi më i thjeshtë dhe i lire, që mund të ndërmerrni për të hidratuar buzët dhe të gjithë trupin tuaj. Mjaftojnë 8-10 gota ujë në ditë, sepse lëkura juaj (edhe në buzë) mbetet e hidratuar dhe rrezatuese, sidomos tani, në dimër, kur dehidratimi fshihet!
– Mos harroni eksfolimin
Me të njëjtën logjikë që eksfolimi funksionon në lëkurën e fytyrës dhe trupit tonë, funksionon edhe në buzët tona. Qelizat e vdekura hiqen nga sipërfaqja e tyre, duke e lënë lëkurën më të butë se kurrë. Për këtë arsye, sigurohuni që të pastroni buzët rreth një herë në javë me një pastrim të butë buzësh, qoftë në mëngjes ose në mbrëmje. Këshillë shtesë: Për t’i mbrojtur edhe më shumë pas skrabit, sigurohuni që të aplikoni një balsam buzësh që përmban përbërës hidratues dhe shërues si vitamina E dhe vaj bajame.
-Kujdesu për buzët gjatë natës
Përfshirja e kujdesit për buzët në rutinën tuaj të bukurisë në mbrëmje është gjëja më e mirë që mund të bëni për buzët tuaja. Kjo pasi, gjatë natës, lëkura jonë hyn në një “funksion” riparimi i çdo “dëmtimi” që është shkaktuar gjatë ditës (si tharja) dhe rigjenerimi i qelizave. Në njëfarë mënyre, duke aplikuar produkte hidratuese, trajtime me lëndë ushqyese, si gjalpi shea në buzë, ju kontribuoni në hidratimin e tyre