MENU
klinika

Arsyet

3 të arrestuar në Elbasan

11.12.2021 - 11:35

Tre persona kanë rënë në pranga për vepra të ndyshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin A.S., 39 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës së tij .

Ndërkohë në pranga ra dhe shtetasi me inicialet G.J., 40 vjeç, banues në Cerrik, edhe ai i akuzuar për veprën penale “Dhuna në familje”,pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës së tij.

Burime zyrtare thane se pas hekurave perfundoi dhe shtetasi me inicialet T. T., 54 vjeç, banues në Elbasan, pasi është konstatuar nga shërbimet e policisë duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, në masën 0.61 mg/l.