MENU
klinika

Njoftimi i policisë

30-vjeçarja dhunohet nga dy persona të panjohur në Lushnje

28.12.2021 - 16:28

Një 30 vjeçare është dhunuar fizikisht një ditë më parë në Lushnje.

Sipas njoftimit të policisë shtetasja me iniciale M.S. 30 vjeç banuese në Karbunarë, ka kallëzuar se është goditur me sende të forta nga dy persona të paidentifikuar. M

Ndërkohë policia po punon për identifikimin e autorëve.

“Më datë 27.12.2021 shtetasja M. S., 30 vjeçe, banuese në Karbunarë, ka kallëzuar se është goditur me sende të forta nga dy persona të paidentifikuar. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimin e policisë.