MENU
klinika

"31 vjet më vonë jemi në kushtet e një regjimi"

8 dhjetori, Basha: Dita të kërkojmë falje

08.12.2021 - 14:15

Duke njohur meritat e PD ndër vite, kreu i PD Lulzim Basha nga aktiviteti i zhvilluar në përkujtim të 31-vjetorit të Lëvizjes Studentore, që rrëzoi regjimin komunist, tha se sot pas 31 vitesh jemi ende në kushtet e një regjimi komunit.

Fjala e Bashës:

Mos të harrojmë se u desh që në krah të PD të vinin shtetet e bashkuara të Amerikës që të mundnim komunizmin dhe të fillonim rrugën e ndryshimit. S’ka forcë të tjetërsojë këto arritje që mbajnë vulën e dhjetoristëve krijues të PD. Mbajnë vulën e PD për shkak të sakrificës së demokratëve.

8 dhjetori na thërret të kujtojmë e të përkulemi para veprës së dhjetoristëve dhe rrallëherë po e them se kemi kërkuar falje dhe sot është dhe dita për të kërkuar falje. Dita për të kërkuar falje sepse 31 vjet më vonë ndodhemi në kushtet e një regjimi që shumë ka të përbashkëta me diktaturën dhe produktet e diktaturës , me diktaturën ka të përbashkët ADN.

Çdo individ ka të drejtën dhe mundësinë të reformohet nga e kaluara. Është në dorën e tyre ta bëjnë këto ose jo, nëse trashëgimia e prindërve është gjakatare. Por le të merrem me atë që kemi të ngjashme sot. “Nuk dua të lind fëmijë më për partinë tuaj”, është shprehje para 31 viteve përplasur fytyrës së kryeministrit të kohës ose ministrit të brendshëm të asaj kohe.

Kjo pasojë e asaj diktature është sot më e tmerrshme se kurrë. Është pasojë e një regjimi të ri që njësoj i shtyp liritë. Shqipëria po zbrazet si asnjëherë më parë, po i kalon ritmet e zbrazjes në vitet 90. Përgjegjësi kryesor është regjimi që ka vrarë zgjedhjet dhe ka çuar në vdekje klinike demokracinë. Detyra jonë kryesore është të përballemi me regjimin.

Nuk ka më kohë për mua s’ka më kohë për brezin e ri. Shkulëm komunizmin por jo mentalitetin komunist të mënyrës së vepruarit dhe lincuarit. Kërkoj sot faljen si kryetar i Pd në emër të PD, në emër të demokratëve, për përgjegjësitë tona, gabimet tona, fajet tona që i kanë mundësuar këtij regjimi ta kthejnë Shqipërinë në dismensionin e vuajtjes aty ku ishte 31 vite më parë.