Në vend që të torturoni veten me dieta strikte, nutricionistët modernë rekomandojnë të ngrënit ushqim të shëndetshëm dhe stërvitje fizike. Ato kanë krijuar gjithashtu një listë me tabela dhe produkte bazuar në vlerat e tyre ushqimore.
Ja 8 ushqime që bëni mirë t’i shmangni nga sot e tutje:
Kosi i ëmbël
Kosi vërtet është i mirë për trupin tuaj, por nuk këshillohet kosi i ëmbël apo i shoqëruar me shtojca të ndryshme.
Orizi
Përmban shumë karbohidrate dhe është faktori numër 1 në shtimin e peshës. Duhet të jetë i një cilësie të lartë nëse doni vërtet që të jetë i mirë për ju.
Borziloku
Ndonjëherë borziloku mund të jetë shumë i dëmshëm. Nuk rekomandohet të përdoret në sallata, me majonezën apo salca të ndryshme. Gjithmonë borzilokun shërbejeni në momentin që ju serviret pjata.
Salcat e ndryshme
E keni vënë re sa e ndryshme është salca e domates që bëni vetë me ketchupin e blerë? Majoneza, tartari apo mustarda nuk përjashtohen nga ky rregull. Salcat e gatshme përmbajnë shumë sheqer.
Frutat e thata
Për prodhimin e tyre përdoret vaj, kështu që ato përmbajnë aq kalori sa edhe patatinat. Kushtojini rëndësi ngjyrës së tyre, butësisë, përpara se t’i blini.
Rrushi
Mund t’ju duket e çuditshme, por rrushi nuk është edhe aq i shëndetshëm për trupin tonë. Janë shumë të ëmbël çka bën që që trupi jonë të marrë shumë sheqer me një bistak rrush.
Peshku i gatuar në mënyrën e gabuar
Peshku përmban acide të rëndësishme yndyrore Onmega-3, por nëse gatuhet në mënyrën e gabuar mund të shndërrohet i dëmshëm për organizmin tuaj. Peshku i skuqur, në zgarë apo peshku i kripur sipas studiuesve është shumë i rrezikshëm për shëndetin tuaj.
Misri i gatshëm
Misrat konservë nuk rekomandohen. Më mirë t’i blini misrat vetë dhe t’i zieni për tu siguruar që nuk përmbajnë elemente të dëmshme brenda.