“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti:A është anemia shenjë e ndonjë sëmundjeje tjetër?
Mjeku: Sipas të dhënave, anemia është rezultat i një sëmundjeje të fshehur që mund të jetë serioze ose jo. Anemia është si temperatura e cila tregon praninë e një bakteri apo virusi në trup. Ajo shfaqet në rastet e pamjaftueshmërisë së hekurit, kancerit të zorrës së trashë, shtatzanisë, dhe sëmundjeve celiake.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.