MENU
klinika

“Bëhen vogëlushët bashkë”

Adriana Matoshi reagon ashpër ndaj Donaldit e Einxhel

15.12.2021 - 06:59

Arjola dhe Donaldi kanë debatuar ashpër për disa në “Big Brother”, me përplasje të forta e tone zëri në maksimum. Ndonëse të dy kanë deklaruar se nuk do i flasin më njëri-tjetrit, nuk kanë rezistuar dot dhe janë përplasur pas kunjave që kanë hedhur në distancë.

Pas këtij debati, ka reaguar ashpër mikja e ngushtë e Arjolës, aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi.

Krahas një videoje ku shfaqen, Donaldi, Beatrix, Einxhel dhe Antonela, duke folur për aktoren, ajo ka shkruar: “Kur bëhen vogëlushët bashkë për të folur për Arjolën seç më kap një e qeshur”, duke ironizuar banorët.

Po ashtu ajo e ka quajtur miken e saj fituesen e vërtetë, duke vazhduar kështu mbështetjen për të edhe publikisht.


Kujtojmë që debatet mes banorëve nisën kur Donaldi i tha aktores se po fshihet pas hijes së Ilirit dhe po humbet lojën e saj teksa gjatë spektaklit të së premtes Donaldi e nxori edhe në nominim aktoren pasi u shpall lider.

Sakaq, sonte kjo pritet të jetë një nga temat kryesore të diskutimit, gjatë spektaklit.