MENU
klinika

Rindërtimi pas tërmetit

Ahmetaj: Fondi për vitin 2022 do të rritet nga 28 në 35 mld lekë

09.12.2021 - 11:10

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj pas mbledhjes së qeverisë bëri të ditur i gjithë fondi i rindërtimit për këtë vit kalon nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë.

Rritja e financimit për rindërtimin këtë vit, Ahmetaj tha se është bërë me qëllim përshpejtimin e rindërtimit, në mënyrë që shumë familje të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Reflektimin e të gjithë vendimeve, sot kaluan një grup vendimesh për rindërtimin të cilat bëjnë avancim të konsiderueshëm të financimit për bashkinë e Tiranës dhe për të 10 bashkitë e tjera. Llogaria e rindërtimit pra i gjithë fondi i rindërtimit kalon nga 28 miliardë lekë në 35 miliardë lekë. Avancimi është bërë për të përshpejtuar të gjitha proceset e rindërtimit për të kthyer në shtëpitë e tyre apo në shtëpitë e reja të rindërtuar amë fortë më moderne të gjithë qytetarët që në 2019, 26 nëntor u detyruan të largoheshin si nga shtëpitë dhe nga institucionet. Kjo me të njëjtën logjikë për të përshpejtuar rikthimin e familjeve në shtëpi. Gjithandej do kemi një numër të kosiderueshëm familjesh që do kthehen në shtëpitë e tyre pas gati 2 vitesh”, tha Ahmetaj