MENU
klinika

Makina del nga rruga, humb jetën shoferi

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd

07.12.2021 - 17:20

Ngjarja ndodhi para pak minutash. Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë një person ka humbur jetën. Bëhet fjalë për shtetasin Rei Palloshi.

Deri në tani ka dyshime që shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia dhe lagështira. Aktualisht policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 07.12.2021, rreth orës 11:40, në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengël, shtetasi R. P., duke drejtuar mjetin ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Si pasojë shtetasi R. P. ka humbur jetën në vendngjarje.

 

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit