MENU
klinika

“Monaco duhet të na e ketë frikën”

Alabbar: Porti i ri i Durrësit nis në fillim të prillit

31.12.2021 - 18:00

Projekti i Portit turistik të Durrësit pritet të nisë punën në fillim të muajit Prill të 2022. Deklarata u bë nga kreu i kompanisë Emar Grup, Mohamed Alabar gjatë një takimi me kryeministrin Rama.

“Do të jetë ndër më të mirët në Mesdhe. Do ketë vende edhe për jahtet e mëdha. Do kenë vetëm një vend ku të shkojnë në Mesdhe. Durrësi do ketë të gjitha shërbimet, do ketë disa klube jahtesh, atëherë Monaco duhet të na ketë frikën. Do e nisim sa më shpejt ndërtimin. Besoj nga fundi i Marsit, fillimi i Prillit”, tha Alabbar.

Ndërsa në terren ka nisur faza e parë e projektit me pastrimin e zonës. Porti turistik i Durrësit parashikon një investim 2 miliardë Dollarë. Ai do të bëjë që porti i mallrave të zhvendoset në zonën e Porto Romanos.