MENU
klinika

Vrau me thikë gruan dhe kunatën në Ballsh

Apeli konfirmon dënimin e përjetshëm për 36-vjeçarin

07.12.2021 - 17:12

Apeli i Vlorës ka lënë në fuqi dënimin burg përjetë për Gazment Mustën, i cili ka vrarë gruan, Gentiana Caushaj dhe kunatën e tij, Merisa Çaushaj në 2019. Ngjarja ka ndodhur dy ditë pas natës së Viti të Ri pasi Gentiana Caushaj kërkoi të shkonte tek prindërit e saj, por Musta nuk e lejoi pasi ai nuk kishte marrëdhënie të mirë me ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën. Musta ishte kthyer në shtëpi në gjendje të dehur.

Si ndodhi kronologjia e ngjarjes

Debati në çift ka ndodhur pasi kanë pasur për drekë motrën dhe kunatin e Gazmendit në banesën e tyre, ndërsa më pas Gentjana ka kërkuar që të shkojë edhe tek prindërit e saj. Musta ka kundërshtuar.

Gentiana Caushaj ka këmbëngulur, ndërsa në këtë moment, autori i dehur ka marrë thikën e bukës duke i vrarë bashkë me kunatën, motrën e gruas, pasi kjo e fundit ndërhyri për të shpëtuar motrën. Autori është shprehur se e vrau gruan, pasi e ofendoi. ‘Shkak për goditjet me thikë të gruas dhe kunatës u bënë ofendimet e Gentianës, të cilat nuk i durova dot më dhe pas kësaj nuk dita ç’bëra’ mësohet se ka thënë ai.

Nga ekspertiza ka rezultuar se Musta e ka goditur gruan 11 herë më thikë në trup duke e lënë të vdekur në vend. Ndërsa kunatën e ka qëlluar 17 herë, e cila po ashtu humbi jetën në vend. Vrasjet kanë ndodhur në sytë e dy fëmijëve të mitur 5 dhe 9, vjeç. Pas vrasjeve, autori ka marrë dy fëmijët dhe është drejtuar për në komisariat. Sipas policisë, në momentin e arrestimit Gazmend Musta thikën me të cilën bëri vrasjen e dyfishtë e kishte në dorë.