MENU
klinika

Me emigrantë të paligjshëm në makinë

Arrestohet 31-vjeçari, në kërkim dy bashkëpunëtorët

22.12.2021 - 14:02

Një person është arrestuar nga policia e Gjirokastrës dhe dy bashkëpunëtorët e tij janë shpallur në kërkim për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

31-vjeçari i identifikuar me inicialet E.M., banues në Paskuqan është i përfshirë në ngjarjen e ndodhur më 18 dhjetor. Në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, ai ishte në një mjet që po transportonte emigrantë të paligjshëm nuk i janë bindur urdhrit të punonjësve të Policisë Rrugore për të ndaluar mjetin.

Personi që e drejtonte është larguar me shpejtësi dhe e ka braktisur atë. Ditën e sotme kanë arrestuar të riun dhe kanë shpallur në kërkim personat e identifikuar si P. M., 31 vjeç dhe K. Ll., 28 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet e kryera hetimore rezulton se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë qenë duke transportuar me një mjet të marrë me qira, 9 shtetas të huaj nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.