MENU
klinika

KFOR përgatitet për konflikt në Kosovë?

Automjetet e Batalionit Revervë Operacional nisen drejt kufirit

28.12.2021 - 12:57

“Kosova Force” apo siç njihet ndryshe KFOR ka njoftuar dje se në Kosovë kanë arritur automjetet dhe pajisjet ushtarake të batalionit rezervë operacional nga Hungaria.

“Gatishmëria e KFOR-it është rritur edhe më shumë me ardhjen e automjeteve dhe pajisjeve të Batalionit Rezervë Operacional nga Hungaria. Këto njësi do të stacionohen në Kosovë për të mbajtur statusin e lartë të gatishmërisë”, thuhet në një postim në Twitter të KFOR-it.

Një javë më parë është bërë me dije se automjetet dhe pajisjet ushtarake, duke përfshirë transportuesit e personelit të blinduar, do të hynin në Kosovë mes 21 dhe 26 dhjetorit nga kufiri i Maqedonisë së Veriut dhe nga Fushë Kosova gjatë rrugës për në kampin Novo Selo.

KFOR ka kërkuar nga qytetarët që afrimi në autokolona të bëhet me kujdesin e duhur dhe respektimin e rregullave të komunikacionit.

“Madhësia dhe shpejtësia e autokolonës, si dhe gjatësia dhe mënyra e udhëtimit, janë të ndryshme nga ato që përdoren në transportin e përditshëm rrugor. Në pjesën e përparme dhe të pasme të kolonës do të ketë mjete që drejtohen nga Policia Ushtarake,” thuhej në njoftimin e KFOR-it.

Lëvizja logjistike e këtyre automjeteve dhe pajisjeve është pjesë e paravendosjes së aseteve të Forcave Rezervë Operative të Forcës së Kosovës.