MENU
klinika

“I shërbejnë komunitetit”

Balla: Roskoveci nderoi me mirënjohje njerëz të zakonshëm

18.12.2021 - 15:39

Bashkia e Roskovecit nderoi me mirënjohje njerëz me kontribute në shërbimin shëndetësor, arsim, kulturë, bujqësi etj.

I pranishëm në ceremoninë e organizuar me këtë rast në bashkinë e Roskovecit, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla u shpreh se në këtë ceremoni u nderuan njerëz të zakonshëm, që me punën e tyre i shërbejnë komunitetit në mënyrë të shkëlqyer.
“Plani ynë për rilindjen urbane të Roskovecit e ka transformuar atë nga një xhep të harruar, në një qytet me infrastrukturë të plotë dhe të ndërlidhur me Fierin dhe Beratin”, u shpreh Balla.
Në ceremoninë e zhvilluar, Bashkia Roskovec i akordoi po ashtu titullin e merituar “Qytetar Nderi” aktores së njohur të Estradës së Fierit, Xhuljeta Kulla.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Roskoveci📍nderoi me mirënjohje më të mirët në shërbimin shëndetësor, arsim, bujqësi etj. Njerëz të zakonshëm që me punën e tyre i shërbejnë komunitetit të tyre në mënyrë të shkëlqyer. Plani ynë për rilindjen urbane të Roskovecit e ka transformuar atë nga një xhep të harruar, në një qytet me infrastrukturë të plotë dhe të ndërlidhur me Fierin dhe Beratin.
Në ceremoninë e zhvilluar Bashkia Roskovec i akordoi titullin e merituar “Qytetar Nderi” aktores së njohur të Estradës së Fierit Xhuljeta Kulla.