MENU
klinika

Ku do takohet me demokratët?

Basha në Dibër, Berisha bën lëvizjen e radhës

29.12.2021 - 12:04

Sali Berisha dhe Lulzim Basha, vijojnë “betejën” për Partinë Demokratike. Sot, kryetari aktual i PD dhe lideri historik i kësaj partie kanë “zbarkuar” në terren, ku pritet të zhvillojnë takime me demokratët. Teksa kreu i PD-së, Lulzim Basha ka zgjedhur Dibrën, Berisha është zhvendosur në jug, konkretisht në Vlorë.

“Lufta” në PD mes Bashës dhe Berishës, nisi që nga 9 shtatori ku kreu i PD, vendosi të përjashtojë ish-kryeministrin nga grupi parlamentar pas shpalljes së tij “non grata” nga SHBA.

Berisha nisi një lëvizje kundër Bashës, ku me disa deputetët dhe shumë mbështetës organizuan Kuvendin e 11 dhjetorit, ku sipas tyre në këtë mbledhje u votua për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Nga ana tjetër Basha mbajti një Kuvend më 18 dhjetor ku i hodhi poshtë të gjitha vendimet e Kuvendit të Berishës. Kuvendi i Bashës, përjashtoi personat non grata nga postet drejtuese të partisë dhe referendumi për shkarkimin e kryetarit të partisë u zhvilluan njëkohësisht, ndërsa përkrahësit e opozitës ndiqnin me shqetësim votimet në të dy anët e angazhuara për legjitimitet kundër njëra tjetrës.

Ndërsa ish kryetari Berisha, i shkarkuar nga të gjitha detyrat në PD, deklaroi se kishte mbledhur rreth 44 mijë vota në një referendum të anëtarësisë paralel me Kuvendin, për shkarkimin e Bashës.