MENU
klinika

Memaliaj

Bien në kontakt me rrymën dy elektricistët

28.12.2021 - 16:20

Dy elektricistë kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa punonin për riparimin e linjës elektrike në fshatin Çërrilë, Memaliaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, kur policia është njoftuar se në fshatin Çërrilë, Memaliaj, shtetasit A. H., 55 vjeç dhe A. M., 54 vjeç banues në Çërrilë, Memaliaj (Punonjës të OSHEE), duke punuar në një shtyllë tensioni për të riparuar linjën elektrike në fshatin Çërrilë, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Për pasojë shtetasi A. M., është dëmtuar rëndë, i cili u transportua për në spitalin Gjirokastër dhe shtetasi A. H. ka marrë dëmtime të lehta.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.