MENU
klinika

Trajneri i Southampton

“Broja do të kishte shënuar nëse nuk do të pengohej”

26.12.2021 - 21:53

Armando Broja ishte protagonist sot në fitoren e Southampton në transfertën ndaj West Ham, ku mori një penallti, që u kthye në gol nga shoku i skuadrës. Trajneri i Hasenhutl ka komentuar fitoren 3-2 që mori jashtë fushe.

Armando Broja ka zhvilluar 81 minuta mbreslënëse duke qenë lojtari që ka marrë më shumë faull te Southampton, që ka bërë më tepër driblime dhe që shpiku penalltinë te goli i dytë.

Pasi mori topin nga gjysmëfusha me aksion individual, Broja arriti që të fitonte penalltinë. Për “Shenjtorët” ishte pikërisht sulmuesi si lojtari i ndeshjes me notën 8.5. Ndërkohë gazetari e ka pyetur trajnerin Hasenhutl nëse habitet me performancën e sulmuesit:

“Jo, nuk jam i habitur. I di cilësitë e tij, është i shpejtë dhe është kërcënim me topin. Po bëhet gjithmonë e më mirë, jam i lumtur që mori penalltinë, mund të kishte shënuar aty. Tani na pret një ndeshje zjarr ndaj Totenhemit, nuk ka shumë kohë për përgatitje. Do të ikim me autobus dhe aty do të nis studimi për rivalin tjetër”.