MENU
klinika

Bëhuni gati!

Butrinti dhe Don Xhoni kanë një surprizë për ju

04.12.2021 - 13:55

Dy nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare do të bëhen bashkë këtë fundvit për t’i befasuar fansat në mënyrën më të mirë të mundshme. Butrint Imeri dhe Don Xhoni kanë bashkuar forcat dhe do të vijnë me një bashkëpunim.

“Kena me ua dridh kokën pasha Zotin e madh”, shkruajne dy këngëtarët. 

Nuk dihet ende titulli dhe data e publikimit të bashkëpunimit, por është e sigurt se do të bëhet shumë shpejt një nga hitet më të dëgjuara. Butrinti e kishte lajmëruar më herët një projekt të ri muzikor që do të publikohej në muajin e fundit të vitit.

“Dhjetorin po e bëjmë verë, kuku çka po vjen”, shkruante Butrinti.

Ndërkohë, Don Xhoni pak kohë më parë publikoi bashkëpunimin me Loredanën. Ata bashkëpunuan për këngën “Gjuj për to”, e cila në vetëm tre javë ka arritur 10 milionë klikime.

Dyshja patën probleme gjatë xhirimit të klipit, pasi u ndërprenë nga policia, duke qenë se po xhironin në një zonë nuk lejohej të bllokohet.

Nga ana tjetër, Butrinti po shijon sukseset e mëparshme që ende dëgjohen shumë nga publiku. Kënga “Kuku” ishte nga më të dashurat për fansat sapo u publikua, ndërsa bashkëpunimi i tij me Kidën dhe Ledrin gjatë verës ishte një superhit.

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?