PASTRO MENDJEN– Sipas shkencës, të dëgjosh muzikë stimulon pozitivitetin në humor dhe kreativitetin. Përgjatë festave organizohen shumë koncerte, pse nuk përfiton nga rasti?
E KUQJA JOTE– E kuqja është ngjyra e festave por… secili ka të veten! Nga roza e fortë e deri tek ngjyra e purpurt, zgjidh atë nuancë që të ndriçon fytyrën. Konsideroje buzëkuqin fatsjellës dhe përdore gjatë ditës. Do të të japë energji.
ME TE FORTE– I ke flokët të thatë? Bëji dy senca trajtim. Kështu i ke thënë lamtumirë simbolikisht të shkuarës duke u fokusuar tek një pamje e re. Lamtumirë gjërave që nuk i do më!
NJE “DUSH” DRITE– Drita stimulon endrofinën dhe lufton depresionin, sipas shumë studimeve. Shfrytëzo pushimet për të shëtitur 30 minuta çdo ditë. Ecja të ndihmon në dobësim, tonifikim dhe të relakson.
FANTAZO– Të fantazosh dëshirat të ndihmon të fokusohesh. Siç shpjegon shkenca, truri arsyeton përmes pamjeve. Përpara se të të zërë gjumi, bëj një ushtrim duke imagjinuar se si do jetë 2022-shi për ty. Do të jetë një stimul që të afron më shumë me objektivat e tua.
ZGJIDH– Zgjidh njerëzit që dëshiron afër vetes. Zgjidh ngjyrën e fustanit, veshjes që të bën të ndihesh seksi. Zgjidh të hedhësh atë që nuk të përfaqëson.