MENU
klinika

Nuk është më qyteti i ëndrrave

Çfarë ka ndodhur me Kaliforninë?

08.12.2021 - 10:26

Kalifornia prej dekadash, ka qenë simboli i standardit të jetesës, të një shoqërie më tolerante dhe liberale, të plazheve të gjera, dhe natyrisht të vilave madhështore ku banojnë yjet e Hollywood.

Po çfarë ka ndodhur me Kaliforninë?

Në tremujorin e dytë të 2019, Kalifornia ishte e dyta pas qytetit të New York për emigrimin masiv.

Më shumë se 28,190 njerëz u larguan nga Zona e Gjirit gjatë atyre tre muajve, afërsisht dyfishi i normës së vitit 2017.

Në vitin 2018, sipas regjistrimit të popullsisë në SHBA, rreth 190,000 njerëz më shumë u larguan nga ai që quhet si ‘Golden State’ sesa u zhvendosën atje.

Arsyeja kryesore është kostoja e lartë e jetesës.

Mesatarja e kostos së një shtëpie në Kaliforni është e vlerësuar në rreth 700 mijë dollarë, gati 19% më shumë se nga fundi i 2019, para se pandemia të ndryshonte botën. E njëjta rritje shënohet edhe në tregun e qirasë, me një mesatare prej 1650 dollarësh për një dhomë të vetme.

Shumë kanë humbur burimin e të ardhurave, kanë shitur banesat e tyre dhe nuk arrijnë të blejnë diçka tjetër, dhe detyrohen të flenë në çadra, rulotë ose thjesht në automjetet e tyre.

Gjithë ky ndryshim vjen si pasojë edhe e ndryshimeve klimatike.
Dihet se Kalifornia është një vend shumë i nxehtë dhe kjo shkakton zjarre të shumta e prerja masive e pyjeve duket se nuk do e përmirësojë të ardhmen.