MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Çfarë ushqimesh luftojnë dhimbjet e artritit reumatik?

19.12.2021 - 17:07

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Çfarë ushqimesh luftojnë dhimbjet e artritit reumatik?

Mjeku: Simptomat e artritit reumatik përfshijnë dhimbjen, ngurtësim të muskujve, lodhje dhe humbje peshe.

Por shkencëtarët kanë krijuar një listë ushqimesh që kanë efekte të mira në simptomat e pacientëve me artrit.

Frutat më të mira janë kumbullat e thata, shega, rrushi, boronica, molla, pjeshka dhe mango. Të gjitha këto reduktojnë inflamacionin dhe mbrojtje ndaj shkatërrimit të kockave.

Gruri, orizi, tërshëra, misri, elbi dhe thekra gjithashtu reduktojnë inflamacionin, thonë studiuesit e universitetit KIIT në Indi.

Ndërsa nga bulmetet është i mirë kosi, pasi redukton tendosjen, ënjtjen dhe inflamacionin. Xhinxheri dhe shafrani i Indisë gjithashtu rekomandohen për vetitë mbrojtëse kundër komplikacioneve të përbashkëta. Vaji peshkut dhe i ullirit reduktojnë gjithashtu forcimin.

“Pacientët që vuajnë nga artriti reumatik duhet të heqin dorë nga dietat e përgjithshme, alkooli dhe duhani në ushqimet mesdhetare, perimet, dietat e thjeshta siç këshillohen nga mjeku apo dietologu”, thotë Bhawna Gupta, një nga autorët e studimit.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.