MENU
klinika

Premier League, Java 14

Chelsea dhe City fitojnë me vuajtje, Liverpool “poker” në derbi

02.12.2021 - 00:18

Chelsea mbetet në krye të Premier League pas fitores 2-1 të marrë në transfertë kundër Watford në javën e 14-të të kampionatit anglez. Një fitore e vuajtur për kampionët e Europës, e siguruar në minutën e 73-të falë një goli të Ziyech.

Pjesa e parë është mbyllur 1-1 me golat e Mount (29′) për miqtë dhe Dennis (43′) për vendasit. Një sukses i vuajtur, por në këtë stacion të garës vlejnë tri pikët dhe të besuarit e Tuchel i morën.

Manchester City ka ruajtur hapin e Bluve me fitoren 2-1 të marrë në fushën e Aston Villa-s, duke i shkaktuar humbjen e parë Steven Gerrard si trajner në Premier League.

Dias (27′) dhe Bernanrdo Silva (43′) kanë shënuar për ekipin e Guardiola-s, ndërsa Watkins (47′) ka realizuar golin e vendasve. Miqtë mund të ishin ndëshkuar në fund, por Sitizens mbrojtën avantazhin.

Fitore bindëse 4-1 në derbi për Liverpool-in. Të Kuqtë kanë kanë dalë fitues në shtëpinë e rivalëve të përjetshëm dhe kanë ruajtur hapin e kryesuesve. Salah si gjithnjë i magjishëm me golat e tij.