MENU
klinika

Nga Dritan Hila

Dhe Don Kishoti do ta kishte zili Berishën!

14.12.2021 - 21:47

Situatat në Partinë Demokratike vazhdojnë të jenë të tensionuara. Për të folur në lidhje me ngjarjet e fundit në selinë blu, i ftuar në studio në edicionin e lajmeve në Dritare TV ishte analisti dhe gazetari njohur Dritan Hila. Sipas tij, ngjarjet e fundit në selinë blu janë vazhdimësi e ngjarjeve të tre muajve të fundit dhe pjesë e fermentimit të opozitës shqiptare.

“Po kalove 60 vjeç, as bankat nuk të japin më kredi, Berisha është 73 vjeç edhe të dojë nuk ka kohë fizike që të krijojë një parti, t’i japë formë asaj dhe më pas ta sjellë në pushtet. Po e abstragoj fare qenien e tij si i padëshiruar nga Departamenti i Shtetit sepse luftën që ai kërkon të bëjë me Departamentin e Shtetit është luftë me mullinjtë e erës.

Don Kishoti do e kishte zili se ai të paktën merrej me mullinjtë e erës nuk merrej me perandori. Berisha thjesht ka frikën mos të përfundojë si Lefter Koka. Për Berishën ka akuza më të mëdha për korrupsion, që fillon që nga Rruga e Kombit, çështja e Gërdecit, çështja e 21 Janarit dhe kjo është frika e Berishës, që mos përfundojë një ditë subjekt i SPAK-ut.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"PD do të rrijë gatitu para plakut Berisha"

Dritan Hila: E premtja do të jetë e zezë vetëm për opozitën